Dosja “Toyota Auris”, Artan Hoxha shkon në SPAK dhe ironizon Bashën

21 February 2022, 17:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dosja “Toyota Auris”, Artan Hoxha shkon në SPAK dhe ironizon

Gazetari Artan Hoxha ka qenë sot në SPAK për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

Hoxha ka ndarë fotot në rrjetet sociale teksa futet në dyert e SPAK ku me ironi shprehet: “E bën robi një xhiro në SPAK se mbeta vetëm duke bërë procedura në prokuroritë e rretheve”.

Hoxha ka shkëputur edhe një citim të kryedemokratit Lulzim Basha 11 ditë më parë pas marrjes në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me të njëjtën dosje.

“Nganjëherë e bën robi një xhiro deri ne SPAK, se mbeta vetëm duke bere procedura në prokuroritë e rretheve… Dhe si ka thënë Lulzim Basha dora vetë kur doli nga zyrat e SPAK, para 11 ditësh: ‘Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se do kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeje’, shkruan Artan Hoxha.


Video