
Punoi me shumë mund emigrante në Itali së bashku me familjen e saj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Me një çantë kursime në duar dhe bizhuteri një 37-vjeçare nga Shkodra erdhi me pushime në Velipojë verën e kaluar. Por në vend që të pushonte e të relaksohej 37-vjeçarja pësoi një shok emocional.
Makinën ia kishin hapur me forcë dhe i kishin vjedhur kursimet e jetës. Pavarësisht se policia nuk ka një emër për autorin 37-vjeçarja e njeh atë. Gruaja ka treguar sot News24 tha se dijeni për paratë kishte vetëm kunata dhe djali i saj, ndaj dhe i akuzon si autorë të vjedhjes.
“Erdha në shtëpi më 10 gusht, kam qëndruar në Velipojë. Nuk kisha shtëpi dhe lekët i mbaja në makinë. Janë lek gjaku. I mora me vete t’i fusja në bankë. Kisha 10 mije euro dhe 3 mijë euro bizhuteri. Dijeni për këto kishin vetëm kunata dhe nipi i burrit. Ata nuk e dinin sa para ishin, por më panë kur unë merrja lekë nga makina. Një herë më panë se u dhashë 40 euro dhe i mora nga makina”, deklaroi Emiljana.
Kunata solli në vëmendje dhe bashkëshortin e 37-vjeçares dhe tha se ai e di si është ngjarja.
“Po pse flet vetëm Emiljana, a ka burrë kjo apo jo. Burri i saj nuk flet se e di si është ngjarja”, u shpreh kunata./BW