Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një trup i pajetë gjendet në një banesë në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.
Mendohet se vdekja ka ndodhur disa kohë më parë, pasi trupi ishte i dekompozuar.
Mësohet se policia është njoftuar nga banorët pranë banesës për shkak të erës së keqe që ndjehej.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vdekje natyrale, por personi që banonte në atë shtëpi njihej nga fqinjët si një person me probleme mendore.
Megjithatë policia, ende nuk ka identifikuar zyrtarisht viktimën.