E rëndë në Itali, shqiptarja humb jetën tragjikisht në aksident (Foto)

21 February 2022, 12:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Itali, shqiptarja humb jetën tragjikisht në
Shqiptarja, Edlira Aliçka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, shqiptarja Edlira Aliçka humbi jetën pasditen e djeshme, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

55-vjeçarja po udhëtonte me makinën e saj tip “Mercedez A-Class” kur papritur në rrethana ende të paqarta u përplas me një Audi A6, ku për pasojë të dyja mjetet kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.

E rëndë në Itali, shqiptarja humb jetën tragjikisht në

Trupi i pajetë i gruas mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës, teksa vlen të theksohet se u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e tij pas rreth 2 orësh.

E rëndë në Itali, shqiptarja humb jetën tragjikisht në

Rruga provinciale 34, në zonën ku ndodhi aksidenti u shpall e pakalueshme për qarkullimin e mjeteve, si pasojë e shumë aksidenteve tjera të mëparshme në po këtë zonë. Të gjitha makinat që kalonin më parë në atë zonë, tani do të kalojnë në rrugët fqinje./Il Dolomiti

 



Video