Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 19-vjeçare nga Klina e Kosovës ka përfunduar në polici pasi kishte publikuar një video në rrjetin social TikTok, përmes së cilës ekspozonte një armë zjarri.
Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, ajoka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, teksa ka zbuluar se arma është në pronësinë e një 28-vjeçari.
Njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk kanë arritur të gjejnë armën në fjalë dhe as 28-vjeçarin, pasi sipas familjarëve, ai ndodhet jashtë vendit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.