
Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ndezur një debat të madh mbi politikat e imigracionit, veçanërisht në lidhje me dëbimet masive të emigrantëve të paligjshëm.
Raportimet tregojnë se mes 1.4 milionë personave me urdhra përfundimtarë dëbimi janë nga 1,874 deri në 2300 shqiptarë.
Këto shifra të publikuara nga gazetarja e njohur, Serwaa Amihere, tregojnë se Shqipëria është në mesin e vendeve të prekura nga politika e re e dëbimeve të mundshme.
Administrata Trump po ndjek një qasje të rreptë kundër emigracionit të paligjshëm, duke forcuar operacionet e ICE-së për zbatimin e urdhrave të dëbimit.
Ndikimi i kësaj politike te komuniteti shqiptar në SHBA mund të jetë i ndjeshëm, veçanërisht për ata që kanë jetuar për vite me status të pasigurt.
Ajo që mbetet për t’u parë është se si do të zbatohet kjo politikë në praktikë dhe çfarë opsionesh do të kenë ata që preken nga këto masa.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.