
Shqipërisë i cenohet siguria kibernetike dhe përpjekjet për forcimin e institucioneve shtetërore, shtetit ligjor dhe zbatimi i reformës në drejtësi nga urdhri i Donald Trump për pezullimin e ndihmës së huaj.
Të dhënat zyrtare ndër vite nga institucionet shqiptare tregojnë se SHBA ka kontribuar me të paktën 400 milionë dollarë në dekadën e fundit për të financuar reformën në drejtësi, mbrojtjen kibernetike, shoqërinë civile, forcimin e institucioneve të pavarura dhe të llogaridhënies.
Gati gjysma e kësaj shume ka shkuar për reformën në drejtësi, ku SHBA së bashku me BE kanë qenë mbështetësit kryesorë financiarë.
Pjesa tjetër ndahet mes institucioneve, shoqërisë civile dhe programeve të ndryshme të mbështetjes amerikane për Shqipërinë.
Vetëm në dy vitet e fundit, ndihma amerikane për forcimin e institucioneve, shtetit ligjor dhe mbrojtjen kibernetike ka qenë gati 60 milionë dollarë, ku 40 milionë janë dhënë në vitin 2023 dhe 20 milionë vitin e kaluar.
Gjysma e ndihmës financiare që u dha vitin e kaluar shkoi për sigurinë kibernetike dhe ngritjen e sistemeve të mbrojtjes pas sulmeve kibernetike iraniane ndaj sistemeve shqiptare elektronike.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.