Doganat bllokojnë 5 mijë palë atlete në Durrës e Kakavijë

13 March 2026, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Doganat bllokojnë 5 mijë palë atlete në Durrës e
Atletet e bllokuara

Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cënojnë pronësinë intelektuale për markat.

Mallrat u përkasin markave "Christian Dior" dhe "New Balance" dhe bllokimi u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Bllokimi i mallrave u realizua në kuadër të angazhimit të Drejtorisë Përgjithshme e Doganës për garantimin e barazisë në tregëtinë e lirë dhe zbatimin e ligjit.

Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastet.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.


Video