
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët nga ana e Metës, por gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet nga kjo kërkesë.
Mësohet se shkak për tërheqjen e kërkesës është bërë një rekurs që është në pritje të shqyrtimit dhe vendimmarrjes në Gjykatën e Lartë.
Për rrjedhojë, gjykata nuk do të shqyrtojë më kërkesën për zëvendësim mase sigurie, ndërsa mbetet në fuqi masa e vendosur më parë ndaj ish-presidentit të Republikës. Ende nuk janë bërë publike arsyet e vendimit të Metës, se pse ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësim të masës.