ANALIZA/ E dinte se çfarë po vinte: Pse i humbi Orban zgjedhjet ...
13 Prill, 18:06Fokus
Pak orë para seancës plenare, kur demokratët do të protestojnë brenda dhe jashtë sallës së seancave plenare, Parlamenti ka kaluar në masa të përforcuara të sigurisë.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka siguruar pamje të godinës, e cila është rrethuar me kordon metalik si masë paraprake për protestën e PD.
Ligjvënësit socialistë mësohet se do të nxitojnë të parët për të shkuar në seancë, për të shmangur protestuesit e opozitës, të cilët janë thirrur për të rrethuar Parlamentin në orën 10:00, në të njëjtën kohë kur brenda sallës mazhoranca dhe opozita do të përplasen ashpër për kërkesën e SPAK që këmbëngul në heqjen e lirisë së Belinda Ballukut./TCH