Dekretimi i Diellës, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit të padisë së opozitës

11 March 2026, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dekretimi i Diellës, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit të

Në 26 maj Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e opozitës lidhur me kundërshtimin për dekretimin nga Presidenti i ministres me IA, Diella.

Padia u depozitua në Kushtetuese nga grupi i deputetëve të PD, të cilët e kanë cilësuar si antikushtetuese dekretimin e Diellës si Ministre virutuale e qeverisë.

Kujtojmë se në fjalën e parë që Diella mbajti në Kuvend, iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se “makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit”.


Video