Aksident në Durrës, makina përplas 52-vjeçarin, transportohet në spital!

11 Mars 2026, 14:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Durrës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 52-vjeçar që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 52-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe u transportua në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor.

Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i polcisë:

“Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 11, automjeti me drejtuese shtetasen rreth 30 vjeçe, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi rreth 52 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, dhe është jashtë rreziku për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video