“U martuan në verë, por e dhunonte”/ Detaje të rënda nga vdekja e 25-vjeçares në QSUT, ishte shtatzënë!

11 Mars 2026, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Xhuana Nikollaj/ Eraldo Fizi

Detaje tronditëse janë bërë publike nga tragjedia e regjistruar një ditë më parë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj humbi jetën pasi dyshohet se konsumoi lëndë helmuese fostoksinë.

Ajo u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se kishte konsumuar lëndë helmuese.

Mjekët në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 25-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë helmimit.

Rrethanat e plota të kësaj tragjedie vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa dëshmi të reja kanë hedhur dritë mbi një periudhë të vështirë që viktima po kalonte në jetën e saj personale. 

Xhuana ishte martuar gjatë verës, por marrëdhënia me partnerin kishte kaluar në konflikte të vazhdueshme.

“U martuan në verë, por e dhunonte”/ Detaje të
Eraldo Fizi

Blutë e kryeqytetit kanë shpallur në kërkim partnerin e së resë, Eraldo Fizin, të akuzuar për dy vepra penale "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes", por nga kontrollet që janë bërë deri më tani ai ende nuk është gjetur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: shpallën në kërkim, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes", shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë.

Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Sipas dëshmive të personave që pretendojnë se e njihnin situatën, mes çiftit kishte pasur episode të përsëritura dhune.

“Ai e ka dhunuar dhe e ka përndjekur vazhdimisht. Kishin qenë të martuar, por më pas janë ndarë. Vajza jetonte në Lezhë dhe pas ndarjes u largua drejt Tiranës, ndërsa ai e ka ndjekur edhe atje”, shkruan joq.  

Ndërkohë që një tjetër detaj tronditës që ka dalë në dritë së fundmi lidhet me faktin se 25-vjeçarja dyshohet të ketë qenë shtatzënë.

Ky informacion është mësuar nga të afërmit e saj vetëm pasi trupi i 25-vjeçares u dërgua në morgun e Tiranës, gjë e cila e ka bërë dhe më të rëndë tragjedinë për familjen.  

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.



Video