Aksident në Berat, ndërron jetë një 40-vjeçar

10 March 2026, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Berat, ndërron jetë një 40-vjeçar
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat. Rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat-Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S.R., 40 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues në anë të saj. Nga përplasja, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.


Video