Do të investojë 13.8 mln € në Dhërmi? Gaz Paja: S’kam përfituar asnjë metër nga shteti

24 March 2022, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do të investojë 13.8 mln € në Dhërmi? Gaz Paja:
Aktori i humorit, Gazmend Paja

Aktori i humorit, Gazmend Paja ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmin se ka marrë tokë në Dhërmi për “investim strategjik”.

Zyrtarisht dhe për herë të parë, në rrjetet e tij sociale, Paja pretendon se nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shtetit, duke shtuar se në fakt kompanitë Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, dhe e kanë blerë truallin nga privati. Më pas, ai shkruan se ka aplikuar si investitor strategjik.

"NUK KAM PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE NGA SHTETI. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik. Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te Cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat. Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit. Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi. PERGENJESHTROJME me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone, NUK ESHTE PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE SHTETERORE", shkruan Gaz Paja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gaz Paja (@gazpaja)


Video