Është zbardhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Kamzës ku një 32-vjeçar akuzohet se ka hedhur bashkëjetuesen e tij nga ballkoni. Policia ka mundur të arrestojë Dilaver Elezi., 62 vjeç, i cili do të përballe me akuzën për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.
Policia ka ngritur dyshime mbi kallëzimin e një gruaje, për rënien e saj nga ballkoni i banesës. Ata kanë vijuar hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Fillimisht, V. H. ka kallëzuar se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banon, por më pas u zbulua se bashkëjetuesi i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe më pas e ka hedhur atë nga ballkoni i katit të tretë.