Humoristi Gaz Paja investitor strategjik, Berisha: Vjedhje e hapur e bregdetit

23 March 2022, 22:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Humoristi Gaz Paja investitor strategjik, Berisha: Vjedhje e hapur e bregdetit

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza mbi shpalljen e aktorit të humorit Gaz Paja si investitor strategjik që përfiton 133 mijë metër katrorë tokë në bregdetin e Dhërmiut.

Berisha e quan këtë një vjedhje të hapur, një dhuratë që Rama ia bën aktorit në “serialin e vjedhjeve të narkoqeverisë”.

“Një vjedhje e hapur e Edvin Ramës me Gaz Pajën! Ja se si Rama dhe Paja lumturojnë njëri-tjetrin me 133 mijë metër katror në Dhërmi për ndërtimin e Resortit “Lumturia”.

Për këtë qëllim Gaz Paja me një VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuratën e përbashkët me Ramën! Vjedhja e fundit në serialin e vjedhjeve të narkoqeverise.

Këtu keni VKM-në e lumturimit të përbashkët Rama-Paja”, shkruan Berisha në Facebook.

 


Video