BE jep 112 mln euro për fermerët shqiptarë deri në 2027-n

23 March 2022, 21:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

BE jep 112 mln euro për fermerët shqiptarë deri në 2027-n

Në mesin e protestave dhe pakënaqësive për fondet e vëna në dispozicion nga ana e Qeverisë, për fermerët shqiptarë mbërrin një lajm i mirë nga Komisioni Europian.

KE ka miratuar programin IPARD për gjashtë vitet e ardhshme, ku në dispozicion për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Serbinë do të jenë rreth 1 miliard euro.

Shqipëria do të përfitojë 112 mln nga kjo shumë, ndërsa Maqedonia e Veriut 97 mln euro, Serbia 288 mln euro dhe Turqia 430 mln euro.

Sipas BE-së, kjo ndihmë bashkë me ndihmat që do të ofrojnë deri në 2027 vende anëtare pritet që të gjenerojë rreth 2 miliardë euro vetëm për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Përmes programit IPARD, BE nxit në vendet kandidate dhe partnere të saj zhvillimin e sektorit bujqësor. Programi është pjesë integrale e gjithë procesit të paraanëtarësimit dhe sa më shumë avancon një vend drejt anëtarësimit, aq më të mëdha janë fondet që i vihen në dispozicion në kuadër të këtij programi.

 


Video