Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Milot, 3 të plagosur, ndërron jetë një nga të aksidentuarit

23 March 2022, 22:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Milot, 3 të

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Derven. Një automjet me drejtues shtetasin D.A., është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre D.A.

Ai u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikëse nxorën 3 të lënduarit e tjerë të bllokuar në makina.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.


Video