"Do jepnin gjysmat e pallateve për pazar me mua", Rama: Të pangopurve në qendër të Tiranës do t’ua marrim katet dhe shtesat

9 September 2022, 19:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do jepnin gjysmat e pallateve për pazar me mua", Rama: Të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në Zall Her ku ka inaguruar disa shtëpi të reja në kuadër të rindërtimit pas tërmetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu kërkoi që të mos zihen për gardhet dhe mos bëjnë shtesa si disa të pangopur në mes të Tiranës. Kreu i qeverisë theksoi se këtyre të fundit do t'ia u marrë shtesat dhe katet pa leje.

"Është gjithmonë një moment i bukur në këtë rrugëtim aspak të lehtë të rindërtimit, kur vjen ky moment që të dorëzohen shtëpitë. Është një moment kur e ndjen dhe e prek nga shumë afër. Në fund të ditës ato që mbeten janë veprat dhe ajo që këtu mbetet pas gjithë kësaj kohe janë dyert e hapura për 199 familje që nga sot kanë një shtëpi që kurrë nuk do të mund ta bënin dot vetë. Tani ju takon juve që ta mirëmbani këtë lagje dhe mos vini gardhe e mos ziheni për gardhe me njëri-tjetrin. Ju takon juve që mos bëni shtesa siç bëjnë disa të pangopur në mes të Tiranës. Atyre do t’ia marrim shtetas dhe katet dhe në gjithë ato metra katrorë që janë ndërtuar jashtë lejes, ne do strehojmë përsëri familje që janë në nevojë për strehim. Ose do t’i detyrojmë që t’i paguajnë ato metra katrorë me çmimin real, plus edhe gjobën sipër." tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej se nuk ka "pazar" mes tij dhe biznesmenëve, pasi në të kundër ata do jepnin gjysmat e pallateve që të mos bihen në kthetrat e këtij opoeracioni.

"Kam dëgjuar këto ditë disa që thonë se ato pallatet nuk u bënë brenda ditës, aty i kishin, apo ju prishën pazaret. As pallatet nuk u bënë brenda ditës dhe as kultura e ligjit nuk ndërtohet brenda ditës. Kur ne e nisëm këtë rrugë, në Tiranë nuk kishte asnjë pallat pa shtesa. Ndërkohë që sot këto raste flagrante, janë pak. Janë pak dhe janë shumë pak në krahasim me tërësinë e veprimtarisë që zhvillpohet. Por janë rastebrutale, arrogance e karshillëk krah të gjithëve, nuk mundet të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk i bëjnë për të shitur apo fituar dhe të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufi, në përpjekje për të bërë më shumë fitim, duke u rënë në qafë të gjithëve. Nuk ka pazar të prishur sepse po të ishte për pazar, më besoni gjysmat e pallateve do t’i jepnin vetëm për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni. Ky operacion ishte një përgjigje për të gjithë ata që më akuzojnë mua për ortakërira." deklaroi kryeministri.

Rama kritikoi edhe një herë shefat e komisariateve që kanë lejuar këto ndërtime pa leje, teksa shtoi se do ta shtrëngojnë edhe më shumë ligjin dhe operacioni do shtrihet edhe në bregdet.

"Ata shefa komisariatesh, në zonat e të cilëve është më lehtë të kapësh një katunar si puna ime, mua s’më kanë kapur sepse e kam ndërtuar pa leje, por edhe për një avlli që nuk është ngritur për qëllime përfitimi. Ndërsa atje ku ngrihen kullat nuk shohin gjë, sepse ka shumë persona të implikuar dhe me bekimin e shefave të komisariateve është bërë gjithçka. Por, do ta shtrëngojmë akoma më shumë ligjin, do vëmë kontrolle të detyra çdo 45 ditë në mënyrë që katet të mos hidhen dhe pastaj kur shikohet është vonë. Ky do të jetë mësim i mirë për të gjithë ata që do të dalin të implikuar në këtë histori. Por më e rëndësishmja nga të gjitha është që ky është një operacion që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Tirana ka problematikën më të vogël, ka zona të tjera që kanë problematikë më të madhe në raport me sipërfaqen që kanë. Kjo që keni parë është vetëm fillimi. Operacioni do shtrihet edhe në bregdet." tha Rama.


Video