
Detaje të reja si djali i të forti të Peqinit, Fatos Gosës është tentuar të rrëmbehet nga tre persona të maskuar. Tre të maskuarit kanë përdorur një makinë tip Benz dhe kanë ndaluar të miturin në qendër të Peqinit.
Ata e kanë tërhequr nga krahu dhe kanë tentuar ta fusin në makinë. Për fat djali ka bërë rezistencë dhe ka mundur të shpëtojë.
Emri i Fatos Gosës u rishfaq në skenë pas daljes në dosjen e Nuredin Dumanit. Aktualisht Tos Gosa, 54 vjeç është nën masën arrest me burg, i akuzuar për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi.
Kush është “Tos Gosa”?
Fatos Gosa është një nga të arrestuari e aksionit të organizuar nga RENEA, FNSH e policia në Elbasan në Maj të këtij viti. Sjellim në vëmendje se pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, 18 persona u arrestuan dhe 14 u shpallën në kërkim.
Ata u akuzuan për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK. 18 prej të arrestuarve u lanë në “arrest me burg” nga GJKKO ndërsa vijojnë hetimet për të vërtetuar të gjitha krimet e bëra prej tyre.
Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.