3 “maska” e kapën nga krahu, tentohet të rrëmbehet djali i mitur i të 'fortit' të Peqinit (Emri)

6 July 2022, 11:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
3 “maska” e kapën nga krahu, tentohet të rrëmbehet
Fatos Gosa

Një ngjarje e paprecedentë, mësohet se të ketë ndodhur rreth 10 ditë më parë në qendër të qytetit të Peqinit. ABC shkruan se tre persona të maskuar dhe që lëviznin me një makinë tip “Benz” kanë ndaluar në qendër të qytetit të Peqinit dhe kanë tentuar që të rrëmbejnë djalin e mitur të Fatos Gosës, ky i fundit një person me precedentë të theksuar kriminal.

Mësohet se “Benzi” me tre personat e maskuar, është ndalur shumë pranë djalit të Fatos Gosës dhe kanë tentuar ta tërheqin nga krahët për ta rrëmbyer. Por në këtë moment, fëmija i mitur ka mundur të largohet me vrap dhe i ka shpëtuar kësaj grabitje.  Që nga ky moment mësohet se djali i Fatos Gosës, fshihet dhe nuk është parë në zonën e Peqinit.

Dyshohet se kjo tentativë rrëmbimi lidhet me të shkuarën kriminale të Fatos Gosës, që njihet si i forti i Peqinit. Emri i tij është lakuar në disa vrasje dhe ngjarje të bujshme që kanë tronditur Elbasanin por jo vetëm.

Kush është i forti i Peqinit:

Fatos Gosa është një nga të arrestuari e aksionit të organizuar nga RENEA, FNSH e policia në Elbasan në Maj të këtij viti.  Sjellim në vëmendje se pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt,  18 persona u arrestuan dhe 14 u shpallën në kërkim.

Ata u  akuzuan për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK.  18 prej të arrestuarve u lanë në “arrest me burg” nga GJKKO ndërsa vijojnë hetimet për të vërtetuar të gjitha krimet e bëra prej tyre.

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

 


Video