Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në spitalin pediatrik të Fierit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00.
Shkak mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrikë në repartin e grafisë që ndodhet pranë spitalit pediatrik. Ndërkohë që të gjithë pacientët dhe stafi kanë dalë jashtë godinës, ndërsa dhe pritet ndërhyrja e zjarrfikësve.
Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 10:00 në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
View this post on Instagram