Detaje nga vrasja e Martin Bardhit, afër komisariatit të Rrëshenit, 59-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashanikovi ndërsa ndodhej mes njerëzve.
Për fat të mirë, nuk ka viktima apo të lënduar pas të shtënave me armë zjarri.
“Ngjarja ka ndodhur në hyrje të një lokali. Në drejtimit të tij është qëlluar me breshëri automatiku. Ngjarja ka ndodhur 50 metra larg komisariatit të Rrëshenit.
Është një pikë që ka shumë kalimtarë pasi ka shumë institucione afër, ku afër ndodhet dhe spitali. Në afërsi të viktimës ka pasur shumë njerëz, por nuk ka as viktima të tjerë dhe as të plagosur.
Dyshimet e para janë për hasmërie. Janë tre familja që janë në konflikt, nuk kuptohet tani se nga kush po ndodhin ngjarjet.
Policia nuk ka asnjë lloj ndikimi, të gjitha ngjarjet kanë ndodhur afër policisë. Nuk ka kamera që monitorohen nga policia”.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve” njofton policia.