Deri në orët e mesditës vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet me diell do të jenë në zonat veriore dhe qendrore ndërsa Jugu i Shqipërisë do të paraqitet me vranësira dhe shira të dobët e lokalë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradulal të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Do të ketë përmirësim të dukshme të kushteve të motit në republikën e Kosovës ku priten kthjellime dhe rritje graduale e temperaturave të ajrit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Por orët e pasdites do të sjellin kalim të vranësirave të lehta nëpër të gjithë vendin, megjithatë nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.