Molotovë, përplasje me policinë dhe mungesë fantazie: Çfarë ndod...
7 Tetor, 21:44Fokus
Tre të rinj shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Bangor, pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një banesë të marrë me qira.
Shqiptarët Agron Aruci, 30-vjeç dhe Fabjol Mucaj, 21-vjeç u dënuan me nga 22 muaj burg, ndërsa shqiptari tjetër Bedri Elezi, 36-vjeç, me banim në Lilley Road, Liverpool, u dënua me dy vite burg.
Nga bimët e gjetura brenda banesës, prokurorët thanë se mund të ishte nxjerrë një sasi prej 25 kilogram kanabis, me vlerë prej rreth 88,000 paund.
Shqiptarët arsyetuan në gjykatë se kushtet shumë të vështira ekonomike i kishin detyruar t’i hynin kësaj rruge, megjithatë gjykatësi vendosi të mos bëjë lëshime në masën e dënimit.