Dhunuan dhe i morën automjetin një personi, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

8 April 2025, 16:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dhunuan dhe i morën automjetin një personi, arrestohen dy

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, të cilët kanë dhunuar një 41-vjeçar dhe më pas i kanë marrë automjetin.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ku Bledar Hysaj, 44 vjeç, dhe Endri Hysaj, 36 vjeç, e kanë dhunuar në një garazh 41-vjeçarin.

Dy vëllezërit akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet operacioni i koduar ‘Motivi’, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç, dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.

Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së dy vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, kryer në bashkëpunim,” thuhet në njoftimin e policisë.


Video