EMRI/ T*rrorizoi banorët duke qëlluar me kallash nga ballkoni i banesës, ndërron jetë i moshuari një vit pas ngjarjes në Korçë!

8 April 2025, 15:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ T*rrorizoi banorët duke qëlluar me kallash nga ballkoni i

Ka ndërruar jetë në banesë 72-vjeçari, Edmond Naska, i cili rreth 1 vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallash nga ballkoni i shtëpisë.

Mësohet se 72-vjeçari, i cili vuante nga probleme me shendetin mendor, është gjetur sot i pajetë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korçës.

Prej vitesh Edmond Naska jetonte i vetëm në shtëpi.

Ndërsa në korrik të vitit të kaluar ai qëllonte me kallash nga banesa e tij ku u desh ndërhyrja e forcave RENEA për të neutralizuar të moshuarin.

Sipas hetimet paraprake nuk janë vënë re shenja dhune, megjithatë pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

Edmond Naska paraditen e 16 Korrikut 2024 qëlloi me kallashnikov në ajër nga ballkoni i banesës së tij në katin e parë të një pallati në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës.

71-vjeçari u dorëzua pas negociatave me forcat RENEA dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Video