Dhuna në qendrën e numërimit në Kashar, kandidati i PD: Nisi për një votë të pavlefshme

15 May 2025, 15:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhuna në qendrën e numërimit në Kashar, kandidati i PD: Nisi
Përplsja fizike në Kashar

Kandidati i PD për deputet Grigels Muçollari ka treguar detaje nga sherri i dhunshëm që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehemti.

Muçollari thotë se konflikti nisi për për një votë të pavlefshme.

"Ka qenë një konflikt për një votë të pavlefshme. Akoma po sqarohen detajet. Kanë qenë persona të paidentifikuar të cilët kanë agresuar sekretarin e KZAZ, i cili është përfaqësues i PD. Zoti Remzi quhet kryetari.

Nuk e di nëse janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës, se konflikti kishte nisur për numërimin për votat preferenciale të Partia Socialiste. Po i kërkojnë policisë që të marrë masa. Mesa di unë, nuk është arrestuar asnjë njeri", tha ai.


Video