DETAJI/ Operacioni i RENEA-s në Shkodër, në banesën e Safet Bajrit u gjetën 19 mijë euro, ishin tek arka e kursimit të vajzës 1 vjeçe!

12 December 2024, 14:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJI/ Operacioni i RENEA-s në Shkodër, në banesën e Safet

Detaje nga operacioni i kontrollit ndërmarrë sot me urdhër të SPAK në Shkodër.

Sipas burimeve bëhet e diturse në shtëpine e Safet Bajrit janë sekuestruar 19 mijë euro, në një arke kursimi për vajzën 1 vjeçare të Safet Bajrit.

Është thyer arka, dhe i kanë marrë lekët.

Kontrolli në banesë është bërë me vendim gjykate dhe është ndërmarrë në orën 02:00 të mëngjesit.

Safet Bajri është lënë i lirë.

Gjithashtu janë sekuestruar në banesën e Safet Bajrit edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas.

Prokurorja Elida Kaçkini që ka leshuar 5 urdhër arreste, po heton masakrën e Dobraçit, dhe urdhër arrestet mund të jenë për masakren e Dobraçit, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një hetim të ri.

Asnjë prej urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri më tani. 

Ndërkohë 5 makinat e blinduara të cilat janë të sekuestruara, burimet thonë se janë gjetur në banesen e vëllait të Behar Bajrit.

Vilat e tyre janë pranë njëri tjetrit.  

Në lagjen Dobraç, burimet thonë se janë kontrolluar 10 banesa.


Video