Jamabër Malltezi mbetet "arrest shtëpie", GJKKO rrëzon kërkesën për revokim mase

12 December 2024, 12:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jamabër Malltezi mbetet "arrest shtëpie", GJKKO rrëzon
Jamarbër Malltezi

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë.

Ndryshe nga ish kryeministrit Sali Berisha, gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi kërkesën e Malltezit për t’i shuar këtij të fundit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Malltezi që prej muajit nëntor të vitit të kaluar është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.

Ky i fundit u la i lirë në datë 27 nëntor të këtij viti, pas 333 ditësh izolimi në banesë.


Video