DETAJE të REJA/ Si 17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës me pl*mb në kokë, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj!

14 July 2025, 19:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE të REJA/ Si 17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund

Policia nuk e ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se 17 vjeçarja ka qëlluar veten.

Pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur bashkë me gëzhojën dhe kanë pastruar vendngjarjen.

I ati i vajzës, me precedentë, nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.

Atij i janë marrë dhe faktorët plotësues në duar për të zbuluar nëse ka qëlluar apo jo.

Paraprakisht policia ka dyshime se babai e ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën pas një debati të ashpër me të, pasi nuk aprovonte stilin e jetesës së saj.

Vajza ndodhet në spitalin e Traumës e intubuar në gjendje të rëndë e shoqëruar nga gjyshërit me të cilët është rritur.


Video