EMRI/ Kërcënoi me armë zjarri fqinjin në Dobraç, arrestohet 41-vjeçari!

14 July 2025, 16:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Kërcënoi me armë zjarri fqinjin në Dobraç,

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti mes tyre.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Sirjan Jahja, banues në Dobraç.

Nga veprimet e para proceduriale, dyshohet se për motive të dobëta 41-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin me iniciale A. K.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë. Kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç.  Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Video