Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Tirana, se në Vlorë do të konfiskohet një pallat për problematikat e mungesës së lejes, kanë zbritur në terren kryeinspektorja Dallëndyshe Bici dhe inspektorët e IKMT-së.
Deri në këto momente po bëhen verifikimet tek një pallat në ndërtim, por janë disa subjekte që do të inspektohen, përfshirë edhe disa vende parkimi.
Kryeinspektorja u fut brenda këtij kantieri ndërtimi ndërsa zona ku po ndërtohet ky pallat ndodhet në fillim të Lungomares, afër Marinës.
Pasi përfundoi inspektimin Bici nuk pranoi të prononcohet për mediat ndërsa e pyetur nga gazetarët se si është situata ajo u shpreh shkurt: “Si gjithmonë, si gjithmonë”.
Ky inspektim vjen menjëherë pas fjalës së Ramës për sekuestrimin e një pallati në Vlorë.