“Po më vdes çupa ore”, policia shoqëron në komisariat babanë e vajzës që qëlloi veten me plumb në kokë

14 July 2025, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Po më vdes çupa ore”, policia shoqëron në

Policia nuk e ka përjashtuar pistën e vrasjes në hetimet që po kryen për rastin e 17-vjeçares nga Vlora, e cila u dërgua në spital paraditen e të hënës me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri.

Edhe pse në raportimin paraprak policia tha se bëhej fjalë për vetëplagosje, në momentin kur vajza është nisur drejt Tiranës, babai i saj është shoqëruar për në polici.

Ai do të pyetet për ngjarjen por edhe për faktin se ku vajza ka gjetur armën. Ka qenë ai që e ka dërguar në spital por fillimisht e ka kundërshtuar shoqërimin duke tentuar të mos i bindet urdhrit.

“Po më vdes çupa ore”, dëgjohet Saimir H. të thotë.

Dyshohet se para ngjarjes vajza ka pasur një konflikt me të atin.

 

 


Video