Deklaratat e Ramës, Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli: KLP të reagojë

11 July 2025, 08:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklaratat e Ramës, Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli: KLP të
Elsa Gjeli

Elsa Gjeli prokurorja e Shkodrës e denoncuar nga kryeministri Edi Rama, i është drejtuar me një shkresë qeverisë se prokuroreve duke i shprehur shqetësim mbi situatën dhe kërkon reagim nga ky institucion.

KLP në mbledhjen e sotme e ka renditur në listën e kërkesave për shqyrtim, por nuk dihet nëse do ketë një vendimmarrje.

Një ditë më parë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu drejtua me një shkrese ILD për nisjen e ecurisë disiplinore ku për dijeni shkresa u transmetua edhe KLP.

Më herët reagoi edhe prokuroria e rrethit Shkodër ku shprehu shqetësim mbi deklaratat e bëra, ndërsa tha se prokuroria Gjeli ka vepruar në baze të referimit të policisë vendore.

Kryeministri Edi Rama denoncoi më 7 korrik rastin e ndërtimit pa leje dhe vendosjes së kabinave të pushimit në Theth. Prokuroria e Shkodrës reagoi menjëherë duke arsyetuar se “vendimi ishte bazuar në ligj, pasi strukturat janë referuar nga policia si kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura jo mbi bazamente betoni por në rrasa guri të prera". 

 


Video