Operacion shpëtimi në det, Forca Detare evakuon tre persona pranë Gjirit të Gramës (VIDEO)

10 July 2025, 22:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacion shpëtimi në det, Forca Detare evakuon tre persona pranë
Pamje nga operacioni

Forca Detare shqiptare ka finalizuar me sukses një operacion të vështirë shpëtimi në afërsi të Gjirit të Gramës, ku një velierë me tre persona në bord kishte mbetur në det pas një defekti në motorë.

Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija patrulluese P-116 “BORA” u angazhua menjëherë në operacion, duke bërë të mundur shpëtimin e personave në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH).

Sipas njoftimit, të tre personat në bord u evakuuan të sigurt dhe ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.

Ndërkohë, veliera u rimorkua me sukses dhe është ankoruar në portin e Himarës.


Video