Seanca në GJKKO, prokurori Kllapi: LSI pagoi 93 mijë dollarë nga 416 mijë për lobimin. Meta si kryetar ka bërë "pastrim parash"

18 June 2026, 10:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Seanca në GJKKO, prokurori Kllapi: LSI pagoi 93 mijë dollarë nga
Meta në seancë

Në seancën e së enjtes ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, SPAK vijoi me leximin e kërkesës për gjykim.

Prokurori Sotir Kllapi u shpreh: “Pasi janë administruar llogaritë bankare të LSI, ka rezultuar se nga 416 mijë dollarë të raportuara nga kompania, nga LSI janë paguar vetë 93 mijë. Ne kemi vijuar hetimet për shërbimet që ka ofruar kjo kompani, GSIS. Kompania ka treguar se në kohë të ndryshme ka siguruar takime të zotit Meta me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë, apo Bujqësisë. Rezulton se janë bërë pagesa edhe përtej afatit 3-mujor të parashikuar në kontratë. Kjo kompani ka treguar se disa herë ka dërguar në Shqipëri persona të kontraktuar prej saj. Jemi interesuar për aktivitetin e tyre. Duke qenë se disa nga këta shtetas kanë qenë pranë hotel "R...", kemi verifikuar faturat. Ka rezultuar se disa nga pagesat janë bërë nga Adrian Shatku, apo nga karta të këtij personi. Për këtë fakt, vlerësojmë se edhe pagesat në ShBA për llogari të LSI janë bërë nga ky person”.

Prokurori shtoi: “Kemi dërguar letërporosi në ShBA dhe kemi mundur të idenrifikojmë disa llogari të Shatkut. Nga letërporosia ka rezultuar se GSIS i ka faturuar LSI 18 fatura, gati 40 mijë USD. Nga dokumentacioni bankar, ka rezultuar se 3 fatura ishin paguar nga llogaritë e LSI. Faturat e tjera janë paguar nga Adrian Shatku. Nga totali rezulton se GSIS i ka lëshuar LSI 18 fatura. 3 prej tyre paguar nga LSI. 12 nga Unify Com INC (kompani e Shatkut). Ndërsa për shumën 93 mijë dollarë nuk kemi të dhëna. Shuma prej 279 mijë dollarë pretendojmë se janë produkt i korrupsionit, por është gjetur edhe një mënyrë pastrimi e tyre. Ato janë servirur si pagesa të ligjshme, ndërsa janë përfitim i drejtpërdrejtë i korrupsionit. Zoti Meta, në cilësinë e kryetarit të LSI, ka kryer "pastrim të parave".


Video