
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për tu liruar nga qelia.
Meta kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga qelia. Ky vendim ka sjellë edhe pakënaqësinë nga mbrojtësi i tij ligjor, Kujtim Cakrani, i cili bëri edhe një deklaratë për mediat.
“KLGJ duhet të marrë masa ndaj gjyqtares. Nuk zbatuan vendimin e Gjykatës së Lartë. Nuk mund të tallen me procesin gjyqësor. Kam bërë kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve dhe kam marrë gjoba për atë. Nëse u bë reforma në drejtësi u bë pikërisht për këtë sjellje të gjyqtarëve. Kjo është tallje që bëhet me opinionin publik dhe me të gjithë sistemin e drejtësisë, ndaj jam edhe i irrituar. Gjyqtarja Dollani ka frikë ta shqyrtojë kërkesën”, tha ai mes të tjerash.
Ai kërkoi që KLGJ të merrte masa ndaj gjyqtares që nuk shqyrton kërkesat e tij për përjashtim të magjistrates së çështjes.