“Dashuri si kjo e juaja, kurrë s’është parë...”, u gjetën pajetë në shtëpi, mesazhi prekës për dy të moshuarit

21 June 2022, 22:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dashuri si kjo e juaja, kurrë s’është
Foto ilustruese

Një çift të moshuarish ndërruan jetë mbrëmjen e kaluar në banesën e tyre në Tiranë.

Ishte nipi që gjeti gjyshërit pa shenja jete në banesë.

Sipas policisë, 80-vjeçari Safet Meçaj 80 vjeç është vetëvarur, ndërsa bashkëshortja e tij Arta Meçaj, 80 vjeç ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Ngjarja ka tronditur familjarët. Në një postim prekës një e afërme shkruan për dashurinë e dy të moshuarve, duke thënë se nuk rrinin dot pa njëri-tjetrin, teksa u ndanë nga jeta njëkohësisht.

“Dashuri si kjo e juaja, kurrë s’është
Mesazhi prekës për dy të moshuarit

“Dashuri si kjo e juaja, kurrë s’është parë e dëgjuar më parë”, shkruhet në mesazhin prekës.


Video