Dalin PAMJET kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit, polici e ndjek nga pas (VIDEO)

13 January 2026, 21:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin PAMJET kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit,
Momenti kur Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësi

Vox News ka siguruar pamjet e arratisjes së Altin Ndocit ku ai shihet duke vrapuar në ambientet e parkingut të spitalit të Durrësit.

Ai është ndjekur nga pas nga një efektiv i policisë që nuk ka arritur ta ndalojë.


Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet.

Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit.

Altin Ndoci, një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, u arratis nga paraburgimi këtë të martë, 13 janar.

39-vjeçari ishte dërguar në infektivin e spitalit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Ndoci dyshohet të jetë arratisur në momentin kur është lënë vetëm brenda një dhome në spital.

Mbetet e paqartë si ka arritur të largohet, duke qenë se për ruajtjen e tij ishin caktuar të paktën pesë efektivë policie.


Video