Ambjentalisti Sazan Guri, ka bërë një tjetër zbulim të madh. Guri që prej kohësh drejton Akademinë e tij Shkencore thotë se Zeusi ka qenë shqiptar.
Duke ndenjtur në shtëpi dhe duke naviguar në internet atij i lindi ky zbulim për të cilin nxitoi ta ndante me miqtë e tij në rrjetet sociale.
Le të kujtojmë se një nga zbulimet më të mëdha të Gurit ka qenë veçoria e kosit shqiptar të Lapardhasë, shkruan Tema.
"Dizenjim modern i kokës së Zeusit me qeleshe...nga arkitektë izraelitë...... Por vereni me kujdes, ngado qe rrotullohet koka e Zeusit, ai ka nje plis mbi koke qe e shquan ate si Zeus dardan apo epirot, me sakt Zeus i Dodones.
Rastesi edhe kjo? Tani mos ngurroni te me hidheni ne gryke. Vetëm kur historia është e vërtet, mund të japë frymëzim për artistat dhe krijuesit e vërtet.
Mashtrimet e historisë janë si mirazhet në shkretëtirë duken shumë bukur nga larg, por kur afrohesh zhduken dhe ngelet asgjëja.
Pra, historia nuk zhbëhet, edhe sikur 1000 shkolla e universitete te behen bashke për mashtrimin", thotë Sazan Guri.