Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 33-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia në Greqi, pasi ka rrahur një 22-vjeçare greke e cila e refuzoi për të kryer marrëdhënie seksuale.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Haldikiki. Ishte 22-vjeçarja e cila ka bërë denoncimin në polici. Sipas të resë, shqiptari pasi kanë dalë nga një lokal ku kanë qenë duke u argëtuar, i ka kërkuar marrëdhënie seksuale, por pas refuzimit, ai ka ushtruar dhunë.
Mediat greke raportojnë se 22-vjeçarja shkonte rregullisht në klubin e natës në Neos Marmaras, Halkidiki
Ndaj shqiptarit është ngritur akuza për fyerje të dinjitetit seksual dhe lëndim trupor. Ndërsa dosja do t'i dërgohet Prokurorisë së Shkallës së Parë Polygyro.