Bllokoi llogaritë e familjarëve të një personi që kishte vdekur, lirohet vëllai i deputetit "ballist"

17 April 2022, 11:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokoi llogaritë e familjarëve të një personi që
Në foto: Dy vëllezërit ish deputeti Adriatik Alimadhi dhe vëllai i tij Fatos Alimadhi

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka liruar nga qelia përmbaruesin Fatos  Alimadhi. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë, pas kallëzimit të një shtetaseje për bllokimin e llogarisë bankare padrejtësisht.

Gjykata ka thënë se prokuroria duhet të hetojë për skemën e përmbaruesit si dhe te verifikohet kallëzimi i qytetares. Fatos Alimadhi është vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi.

Rezulton se kredia është marrë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej shlyer me siguracionin e jetës. Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm edhe vëllai i të arrestuarit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi.


Video