Moti për ditën e sotme pritet të jetë me vranësira, reshje shiu dhe dëbore në mëngjes në zonat e veriut dhe në juglindje. Ndërsa në pjesët e tjera të vendit, dita do të jetë me diell.
Temperaturat minimale do të pësojnë zbritje duke u luhatur nga 0/10 gradë ndërsa ato maksimale, parashikohen 6-9°C në veri , dhe 14 -16°C ne zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim veri me shpjetesi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur .
Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në qarkun juglindor në lartësinë mbi 1300 metra. Pika turistike e Dardhës është zbardhur nga reshjet e dëborës, nga km i 7 deri në kilometrin e 12.
Është punuar që prej mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje. Ndërkohë, nuk raportohet të ketë probleme me qarkullimin.