Aksident fatal në Kavajë, adoleshenti përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë (Emrat)

17 November 2023, 18:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident fatal në Kavajë, adoleshenti përplas për vdekje
Foto ilustruese

Një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në Kuçovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tapi, ku i moshuari Veiz Plaku ishte duke udhëtuar me biçikletë, kur është përplasur nga një automjet. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit Fation Arapi 21 vjeç.

"Rreth orës 17:30, në fshatin Tapi, Kuçovë, automjeti me drejtues shtetasin F.A., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.P., 69 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili pasi u dërgua në spital humbi jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale", bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video