Bënte thirrje pro ISIS-it në rrjetet sociale, arrestohet Bledar Zeneli

2 August 2022, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bënte thirrje pro ISIS-it në rrjetet sociale, arrestohet Bledar Zeneli

SPAK ka arrestuar shtetasin Bledar Zeneli pasi dyshohet se shpërndante thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale, në mbështetje të ISIS.

“Ndalimi i këtij shtetasi u be pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm”, thuhet në njoftimin e SPAK.


Video