Ndodh në Maliq/Ambulanca e gjen të moshuarën pa puls në banesë, “ringjallet” kur shkon policia

1 August 2022, 23:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Maliq/Ambulanca e gjen të moshuarën pa puls në
Ilustrim

Një rast i rrallë ka ndodhur në fshatin Libonik të bashkisë Maliq.

Një e moshuar rreth 75 vjeç, është parë pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar qendrën shëndetësore në Maliq.

Sipas informacioneve, edhe infermieri që ka shkuar te banesa e ka konstatuar pa puls.

Pasi u lajmërua policia, në kohën kur këta të fundit shkuan në banesë, e moshuara ka dhënë shenja jete dhe është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas bluzave të bardha dyshohet që e moshuara kurohet për shkak të Covid-19.


Video