"E vrara se më tradhtonte", zbardhet dëshmia e Beqirajt që masakroi me thikë gruan

1 August 2022, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"E vrara se më tradhtonte", zbardhet dëshmia e Beqirajt
Vladimir Beqiraj

51-vjeçari shqiptar, Vladimir Beqiraj trondit komunitetitn e Zakynthos-it në Greqi, pasi masakroi me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçe. Ai pritet të nxirret në Prokurori mëngjesin e nesërm.

Pas arrestimit, mediat greke raportojnë se Beqiraj ka dëshmuar para policisë se e vrau gruan pasi e tradhtonte.

“Së fundmi kisha marrë vesh se më tradhtonte. Prandaj isha bërë i dhunshëm ndaj saj. Natën pas ngjarjes u zbrita në mal, në Bohali. S’e kuptova që e kisha vrarë. Më vjen keq, por fatkeqësisht s’munda të bëja asgjë tjetër. Ajo më tradhtoi dhe unë e humba kontrollin”, është shprehur ai para policisë.

Mësohet se pak momente para krimit, në orën 21:30, 41-vjaçarja kishte shkuar dhe kishte denoncuar në komisariat dhunën nga Beqiraj.

Ajo ka qendruar në Polici deri në orën 22:30 dhe kur është pyetur se ku ndodhej ish-bashkëshorti ajo ka thënë se nuk e di. Kur është kthyer në banesë ajo ka gjetur sërish 51-vjeçarin, i cili e ka vrarë.

Një fqinje ka dëshmuar se Beqiraj e ka tërhequr nga flokët dhe i ka bërtitur se do ta vriste. “Ai e goditi dhe i tërhoqi flokët duke thënë se do ta vriste”

Ajo ka ikur për të kërkuar ndihmë dhe kur është kthyer ka gjetur gruan të plagosur në një pellg gjaku. Ajo kishte plagë të marra nga thika në fyt dhe në gjok, u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

41-vjeçarja dyshohet se dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Mediat fqinje raportojnë se kishte denoncuar edhe në muajin qershor dhunën nga Beqiraj. Në atë kohë, ai është arrestuar për dhunë në familj dhe dhunë ndaj punonjësve për rezistencë ndaj arrestimit, por më pas është lënë i lirë.

Çifti ishte ndarë, ndërkohë që kishte një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për të Vladimir Beqirajn që thoshte se ndalohet qëndrimi dhe afrimi në banesën bashkëshortore.


Video