Bankomati “BUJAR” në Pogradec, u jep qytetarëve më shumë LEKË se rroga!

15 September 2023, 12:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bankomati “BUJAR” në Pogradec, u jep qytetarëve më

Një ngjarje e pazakontë është shënuar disa ditë më parë pasi një bankomat i një banke të nivelit  të dytë ka pasur një defekt dhe për pasojë ka nxjerrë tek qindra klientë më shumë para kur kanë bërë tërheqje.

Sipas të dhënave një pjesë e madhe që kanë tërhequr pagat iu kanë dalë 60 mijë lek të vjetra më shumë.

Ka qenë vetë banka që e ka konsatuar problemin edhe pse me qindra rrogëtarë kishin marrë më shumë para dhe më pas janë telefonuar për t’i kthyer mbrapsht në bankë.

Nuk dihet se sa është shuma totale e shpërndarë gabim dhe nëse paratë janë kthyer të gjitha pas.


Video